E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juve, shkarkimi i Motta është zyrtare: Tudor, trajneri i ri

Juventusi vendosi të mos presë ndeshjen kundër Genoas dhe i dha lamtumirën Thiago Motta-s me një deklaratë zyrtare. Në vend të tij Igor Tudor.

Trajneri kroat, i cili kaloi 7 sezone me Juventusin si futbollist dhe një si ndihmës trajner i Andrea Turlos në 2020-21, kapërceu konkurrencën e Roberto Mancinit sepse ai shprehu gatishmërinë e tij për të drejtuar deri në fund të sezonit, me opsionin dhe për një vit tjetër”.

Komunikata e bardhezinjve: “Juventus FC njofton se ka shkarkuar Thiago Motta si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin e demonstruar dhe për punën e kryer në muajt e fundit me pasion dhe përkushtim, duke i uruar më të mirët për të ardhmen. Juventus FC njofton gjithashtu se drejtimin e ekipit të parë ia ka besuar Igor Tudor, i cili do të drejtojë seancën e parë stërvitore nesër”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›