Juventus – Pelisier (Kievo) 3-3, (video)
Torino - Juventusi nuk arriti dot t’i bëjë ballë futbollistit të Kievos, Polisier, i cili shënoi plot tre herë në portën e Xhixhi Bufonit. Me barazimin 3-3 ekipi i Juventusit i lan një herë e mirë duart me titullin, duke mbetur 9 pikë mbrapa Interit kryesues. Vetëm ndonjë mrekulli mund t’i kthente gjërat në favor të skuadrës së drejtuar nga Klaudio Ranieri.
Pelisier shënon golin e parë në minutën e 25-të, i cili barazohet nga Kielini në minutën e 34-t. Në minutën e 44-t Pelisier e kalon sërish në avantazh Kievon. Këtë herë goli i tij barazohet nga shoku i skuadrës, Yepes, i cili shënon autogol.
Juventusi arrin më në fund të gjejë avantazhin në minutën e 79-të me anë të Jakuintës. Heroi i Kievos është përsëri Pelisier që arrin të barazojë përfundimisht në 3-3 shifrat në fundin e takimit.
Juventusi ndodhet në kuotën e 63 pikëve, ndërsa Kievo renditet në vendin e 16-të me 28 pikë. Rezultatet dhe renditjen e Serisë A mund ta gjeni në logon e këtij kampionati në faqen kryesore. Më poshtë do të paraqesim në video përmbledhjen e takimit.