Milani merr fitoren në minutat e fundit (video)
Milano - Milani arriti të marrë një fitore të vështirë 2-0 përballë Leçes, duke arritur të shënojë vetëm në minuta e fundit të takimit. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme gjatë ndeshjes, skuadra e Ançelotit nuk arriti të zhbllokohej dot, dhe duhej të vinte minuta e fundit e takimit për të gjetur avantazhin.
Pas shumë përpjekjesh në zonën e Leçes braziliani Ronaldinjo arrin të prekë lehtë me kokë një top të goditur nga Senderos, i cili i jep avantazhin vendasve. Pa u plotësuar as edhe një minutë Pipo Inzagi arrin të shënojë golin e dytë, duke vazhduar të thyejë rekordet personale.
Milani ngjitet në kuotën e 58 pikëve, duke iu afruar me 5 pikë Juventusit të dytë. Leçe lundron në zonën e rënies nga kategoria, duke u renditur e parafundit me 24 pikë.
Më poshtë do të paraqesim në video rastet e krijuara dhe golat e këtij takimi.