E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus huazon Niklas Bendtner

Pas “bllofit” ditën e mërkurë nga Dimitar Berbatov, “plani B” i Juventusit është zbatuar dhe Niklas Bendtner është lojtari më i ri i klubit bardhezi.

Sulmuesi danez është huazuar nga Arsenali për 1.5 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare e tij do të kryhet sezonin e ardhshëm për 6 milionë euro.

Juventus në këtë mënyrë ka mundur konkurrencën e Fiorentinës dhe Sienës për danezin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Bendtner ndodhet në Itali së bashku me agjentin e tij për të hedhur firmën në kontratën që do e lidhë me Zonjën e Vjetër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›