Juventus jep shenja jete por fitorja mbetet utopi
TIRANE-Juventusi nuk ka arritur as dje tek fitorja duke mos shkuar me shume se nje barazim 3-3 ndaj Sampdorias se Kasanos. Skuadra bardhezi ka treguar nje permiresim te ndjeshem ne loje ne krahasim me ndeshjen kunder Barit por serish nuk bind aq sa duhet perpos shpenzimeve ne merkato. Takimi i djeshem mendohej si i duhuri per te gjetur rrugen e fitoreve por ne fakt ne fushe gjithcka ka qene e cuditshme. Bardhezinjte kane kaluar dy here ne avantazh por ne te dy rastet miqte kane ditur te barazojne shifrat. Ndeshja ishte e vecante per Aleks Del Pieron i cili mbushi 17 vjet me fanelen e Zonjes se Vjeter. Edhe ne sfiden e djeshme mbrojtja u duk problemi me i madh i Juves duke i bere te gjithe te kujtojne fantazmat e sezonit te shkuar. Ne fund skuadra e Del Nerit mund te kishte marre fitoren por nuk ka ditur te shfrytezoje rastet e krijuara.
Ndeshja
Takimi i djeshem ka nisur ne menyren me te mire per Sampdorian e cila ne 36 minuta ka kontrolluar gjithcka duke shenuar golin e avantazhit me ane te Pocit i cili ka goditur sakte me nje te djathte te bukur nga jashte zones. Kasano ka qene me i rrezikshmi ne fushen e lojes nderkohe qe dyshja juventine Kualjarela-Del Piero nuk ka ekzistuar fare ne minutat e para. Por goli i avantazhit i miqve ka zgjuar bardhezinjte. Ne fillim eshte Del Piero qe tenton me nje goditje denimi ndersa me pas Marcizio realizon pas nje prekje ne zone te Krasic. Simone Pepe ka shenuar golin e avantazhit vetem pak caste nga nisja e pjeses se dyte ndonese ai ishte ne jashte loje. Goli e ben Juven me pak te lehte dhe makinoze ndersa edhe Krasic nis te futet me mire ne loje. E megjithate Sampdoria arrin te barazoje me ane te Kasanos pas nje asisti te Palombos. Tre minuta me pas Juventusi shenon me ane te Kualjareles por miqte nuk u dorezuan dhe arriten te barazojne me ane te Pocit. Ne fund Iakuinta dhe Melo kane rrezikuar te shenojne golin e fitores por nuk kane arritur.
Seria A
Seria A i nisi ndeshjet e djeshme me sfiden Breshia-Palermo te ores 12.30. Ishin vendasit ata qe ne fund arriten te fitonin 3-2 ne nje sfide ku portieri Mateo Sereni ka qene nje hero i vertete. Ne takimet e tjera ra ne sy humbja 1-0 e Fiorentines ne fushen e Leces. Skuadra vjollce ka vuajtur shume perballe nje ekipi te mireorganizuar ne fushen e lojes. Di Mikele i dha fitoren Leces me golin e tij te minutes se 9-te. Nderkohe nje fitore teper e rendesishme per Lacion e cila mposhti 3-1 ne shtepi Bolonjen. Bardhekalterit kane vuajtur shume per te gjetur golin e avantazhit por me pas gjithcka ka qene e lehte per ta. Ne gol ka shkuar edhe blerja e re e kesaj skuadre braziliani Hernanes. Fitore mori edhe Katania e cila ne stadiumin e saj mposhti 2-1 Parmen. Por nje nga surprizat me te medha te javes se trete ka qene humbja shokuese ne shtepi e Xhenoas perballe Kievos ne shifrat 3-1. Vendasit kaluan te paret ne avantazh por veronezet permbysen gjithcka duke dale me 3 pike nga Marassi dhe duke marre kreun e renditjes ne Serine A.
d.b/GSH/BalkanWeb