E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Alonsotrumfon ne Monza

MONZA- Fernando Alonso ka triumfuar ne Cmimin e Madh te Italise duke i dhene ende shprese Ferrarit dhe vetes se tij per te shkuar te titulli kampion. Alonsos i duhej patjeter te fitonte ne Monxa dhe ne fakt ai e ka bere kete si nje pilot kampion. Spanjolli mundi te lere pas Xhenson Baton me MekLaren dhe Felipe Masen shokun e tij te skuadres.

Triumfi i Ferrarit mori vlera akoma me te medha pasi Ljuis Hamilton e mbylli garen pa asnje pike. I nisur mire britaniku u fut ne mes te dy makinave Ferrari dhe mori nje goditje duke perfunduar jashte. Nderkohe edhe makinat Red Bull nuk kane qene ne diten e tyre me te mire. Sebastian Fetel u rendit i katerti ndersa Mark Veber i 6-ti duke komplikuar shanset per titull edhe pse piket ne Itali e cojne pilotin australian te parin. Ne fund gezimi i tifozeve te shumte te Ferrarit te pranishem ne Monxa ka qene i papermbajtshem. Kokekuqja tani e sheh veten serish ne garen per titullin. Alonso ndodhet ne kuoten e 166 pikeve vetem 21 pike me pak se lideri i Boterorit Mark Veber.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›