Juventus kërkon surprizën
Nga Altin Latifi
Juventusi ka shumë probleme në prag të takimit të sotëm ndaj Realit, megjithatë në kampin italian besojnë se surpriza mund të vazhdojë. Skuadra madrilene ka qenë fatsjellëse bardhezinjtë, pasi që me fitoren ndaj tyre, ekipi i Ranierit kaloi edhe krizën në kampionat.
ITALI- Katër fitore radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, kanë rritur moralin e Juventusit, që pretendon një rezultat pozitiv sot në mbrëmje në Santiago Bernabeu. Bardhezinjtë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin e Realit, ku sot i pret një ferr i vërtetë. Kjo, pasi kampionët e Spanjës kërkojnë patjetër fitoren për të ruajtur vendin e parë në grupin H. Juventusi nuk ka fituar asnjëherë në pesë përballjet e mëparshme ndaj Realit në Spanjë, por fitorja ndaj tyre dy javë më parë ishte vendimtare në rezultatet pozitive të arritura nga skuadra. “Mundja e Realit të Madridit na bëri të besojmë më shumë tek aftësitë tona. Erdhi në një moment kyç në ecurinë tonë dhe na dha më shumë besim tek vetja. Ishte një konfirmim i fortë se nuk ishim aq keq sa flitej”, deklaroi trajneri Klaudio Ranieri. E kundërta ka ndodhur me Realin, që është kritikuar shumë për lojën e tij pas asaj humbje dy javë më parë në Torino. Kapiteni Aleks Del Piero tha se shpreson shumë që fitoret të vazhdojnë edhe sot, gjë që do ta bënte kualifikimin thuajse të sigurtë. Juventus vazhdon të ketë shumë probleme me dëmtimet, duke nisur nga portieri Bufon, sulmuesi Trezege apo lojtarë të tjerë. (a.r/balkanweb)