Arsenali, sot ndaj Fenerbahce
Nga Altin Latifi
Trajneri i Arsenalit Arsen Venger ka akuzuar skuadrat kundërshtare se kanë dëmtuar qëllimisht lojtarët e tij në ndeshjet e kampionatit. Sipas Venger, shumë nga lojtarët e tij janë sot të dëmtuar për shkak të takave dhe lojës së rëndë, shumicën e herëve pa top.
LONDER- Përpara ndeshjes ndaj Fenerbahçes, në program sot në mbrëmje në Londër, trajneri i Arsenalit Arsen Venger ka akuzuar disa nga futbollistët e skuadrave kundërshtare në Angli se kanë dëmtuar me dashje lojtarët e tij. Topçinjtë kanë një listë të gjatë me dëmtime për takimin e sotëm, ku do të jenë pa sulmuesin Emanuel Adebajor dhe mbrojtësit Uilliam Gallas e Emanuel Ebue. Jashtë do të jetë edhe sulmuesi i ri Teo Uolkot, i cili ka një problem në shpatull që nga ndeshja e së shtunës në kampionat. Arsenali vjen në ndeshjen ndaj skuadrës turke pas barazimit 4-4 me Totenhemin dhe humbjes 2-1 me Stoken. Këto kanë sjellë akuza ndaj skuadrës londineze, se nuk është e aftë që të fitojë. “Kur dëgjoj njerëzit të thonë se skuadra ime nuk është e zonja, po ju them se ata janë. Por, për mendimin tim duhet një kurajo e madhe të luash futboll kur e di se dikush të bie nga mbrapa me takë, pa e patur mendjen tek topi, por me qëllimin e vetëm për të të lënduar. Mund t’ju tregoj disa goditje me takë, që të provoj këtë”, deklaroi Arsen Venger. I pyetur nëse këto dëmtime po bëhen në mënyrë të qëllimshme nga lojtarët kundërshtarë, francezi u përgjigj prerë: “Po, natyrisht”. “Kujtoni ndeshjen me Stoken. Mos po kërkonte të luante topin Delap kur dëmtoi Uolkot? Shokros e kishte gjë mendjen te topi kur goditi me takë Adebajor? I zoti nuk është ai që godet me takë ata që luajnë futboll”, deklaroi më tek trajneri i Arsenalit. Një fitore në ndeshjen e sotme e çon ekipin londinez në kuotën e 10 pikëve, gjë që do të thotë praktikisht kualifikim për në turin tjetër. (a.r/balkanweb)