E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus mbron Diegon

Drejtuesit e Juventusit besojnë se ekziston një shpjegim për formën e luhatshme të mesfushorit Diego. 24 vjeçari nuk tregoi atë që pritej prej tij në javët e fundit pas fillimit të furishëm të kampanjës në Itali, por presidenti Jean-Claude Blanc ka insistuar se futbollisti është duke u parandaluar të tregojë vlerat e tij të vërteta.

Ai ishte fauluar dhjetë herë në ndeshjen kundër Maccabi Haifas, tha Blanc për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.

Kjo nuk duhet të tolerohet. Gjyqtarët duhet të ndërhyjnë më tepër. Një futbollist si ai duhet të mbrohet sepse garanton kënaqësinë e tifozëve. Ai ka pësuar tretman të ashpër në shumë ndeshje dhe nuk mund të shprehë lojën e tij. Diego nuk mund të faulohet aq shpesh dhe gjyqtarët duhet ta mbrojnë më tepër, theksoi Blanc.

Edhe drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka kërkuar përkrahje më të madhe për Diegon. Ndiej sikur disa ekipe si Maccabi janë të vendosura të ndërhyjnë vazhdimisht ndaj tij. Së pari i ndërhyn një futbollist, pastaj një tjetër e kështu me radhë. Në këtë mënyrë ata u shmangen kartonëve të verdhë. Të gjithë futbollistët organizatorë duhet të mbrohen më tepër, deklaroi Secco. Diego u transferua në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës për 24.5 milionë euro nga Werder Bremen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›