E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus nderron fytyre Eto udheheqesi i Interit

ROME-Juventusi ka nderruar fytyre duke fituar 4-0 ne Udine dhe duke lene pas krizen qe vazhdonte qe prej sezonit te shkuar. Ndoshta nuk mjafton vetem nje fitore per ta bere kete megjithate loja e zhvilluar dje ne Friuli eshte nje shenje e mire se gjerat kane nisur te ndryshojne ne kampin kuqezi. Java e trete e Serise A e zhvilluar dje ka pare ne fushe nje tjeter Juventus nje skuader te frikshme dhe qe arrin te shenoje me mbrojtes mesfushore dhe sulmues. Ndaj Udinezes kane arritur te realizojne Bonuci Kualjarela Marcizio dhe Iakuinta te cilet kane fundosur ekipin e Guidolin. Ne fakt Juventusi pati arritur te shenonte nga 3 gola edhe ne takimet kunder Sampdorias dhe Leh Pozhnan por gabimet ne mbrojtje nuk lejuan arritjen e fitores. Dje ka ndodhur ndryshe. Pervec 4 golave ndaj Udinezes bardhezinjte nuk kane pesuar asgje. Zonja e Vjeter ka shenuar 3 gola qe ne pjesen e pare ndonese ne fushe eshte nisur me dy sulmues te lehte si Del Piero dhe Kualjarela. Krasic e Marcizio kane qene me te miret per bardhezinjte duke shkaktuar ne cdo moment panik ne mbrojtjen e vendasve. Ne pjesen e dyte nderkohe vetem nje gol i Iakuintes ish-sulmues i Udinezes qe ka polemizuar me ish-tifozerine e tij.
Super Eto
Ndersa Juventusi nuk ka gabuar perballe Udinezes Interi ka treguar edhe njehere se mbetet nje superskuader duke mposhtur 2-1 Palermon ne transferte. Nuk ka qene aspak e lehte per skuadren e Benitez qe vinte ne kete sfide pa Uesli Shnajder. Megjithate ka qene Samuel Eto lideri i kampioneve te Italise dhe te Evropes. Sulmuesi kamerunas ka realizuar nje dygolesh ne pjesen e dyte duke permbysur avantazhin e Palermos. Skuadra vendase realizoi me ane te boshnjakut Ilicic ne minuten e 28-te te pjeses se pare pas nje topi te kthyer nga Zhulio Sezar ne goditjen e Pastores. Fraksioni i dyte nisi me nje Inter tjeter pasi Benitez e spostoi Samuel Etone ne qender te sulmit ne krah te Militos. Aty ku kamerunasi ka qene edhe njehere vdekjeprures. Ne fillim shenoi pas nje pasimi te Militos ndersa me pas ishte aksioni i Maikon e Stankovic qe i dhuroi topin per golin e fitores dhe vendin e pare ne klasifikim bashke me Cezenen.
Gafe e Romes
Roma ka zhgenjyer serish ne kampionat duke mos shkuar me shume se nje barazim 2-2 kunder Bolonjes. Verdhekuqte kane kryesuar deri ne 2-0 dhe ndeshja u mendua si e mbaruar por ne fakt mendjemadhesia duket se u ka kushtuar shume atyre. Marko Borrielo realizoi golin e pare te ndeshjes pas 7 minutash fale nje topi te gjate te Mekses. Ne pjesen e dyte Bolonja ka rrezikuar disa here me Di Vaion e Perez por ishte Roma qe shenoi. Goditja e denimit e Totit u devijua nga Borrielo dhe me pas nga Rubin qe e coi topin ne porten e tij. Por asgje nuk mbaroi pasi Bolonja shenoi dy here me ane te Di Vaios ne minutat 77 dhe 90 duke i hequr nga duart fitoren e pare sezonale Romes se Ranierit.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›