E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bien akuzat per terroristin Yasin Kadi

NJU JORK- Nje gjykate ne distriktin jugor te Nju Jorkut ne SHBA ka liruar nga akuzat e financimit te terrorizmit sheikun saudit Yasin Kadi. Biznesmeni emri i te cilit u rendit nga OKB-ja ne listen e zeze si financues i terrorizmit ka hedhur poshte kerkesat civile te ngritura kundra tij ne SHBA ne emer te familjeve te viktimave te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne zemer te Nju Jorkut. Yasin Kadi akuzohej se kishte financuar organizaten Al- Kaeda te drejtuar nga Osama Bin Laden per kryerjen e sulmeve te nente viteve me pare qe u moren jeten mijera shtetasve amerikane. Emri i sheikut saudit Yasin Kadi nuk eshte i panjohur per drejtesine shqiptare. Ai u listua nga OKB-ja si i dyshuar per financim te terrorizmit. Duke qene se Kadi kishte pasur aktivitet edhe ne Shqiperi Ministria e Financave urdheroi ne tetor te 2005-es sekuestrimin e pronave te tij. Yasin Kadi i cili e la Shqiperine vite me pare mendohet te jete i lidhur me Abdul Latif Saleh. Ky i fundit mban shtetesine jordaneze dhe shqiptare e dyshohej te kete lidhje me Xhihadin Islamik egjiptian nje grup terrorist ky i lidhur me Al-Kaeden. Hetimet nuk zbuluan asnje fakt duke bere qe ceshtja ndaj sheikut saudit te pushohej dhe ndaj tij te mos ngrihej asnje akuze. Sa u perket pasurive Kadi ka hapur disa procese gjyqesore te cilat nuk kane perfunduar ende.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›