E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, zyrtare: Ferrara trajneri i ri

Torino - Ekipi i Juventusit ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me trajnerin e ri Çiro Ferrara. Bëhet fjalë për një zgjedhje unanime dhe tradicionale të klubit bardhezi pasi shikojnë tek Ferrara teknikun ideal për Juventusin: i ri, juventin, dhe i aftë të luajë me disa module duke parë edhe ardhjen e Diegos.

Për Ferrarën bëhet fjalë për një “rikthim”, pasi ka qenë lojtar i Juventusit për tetë sezone dhe trajner për vetëm dy javët e fundit të kampionatit që sapo mbyllëm.

Ferrara është trajneri i dytë këtë vit pas Leoardos të Milanit që nisin eksperiencat e tyre për herë të parë si trajner në ekipe prestigjioze ku ata kanë luajtur për shumë sezone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›