Bajern i përgjigjet Realit: 'Nuk e shesim Riberin'
Mynih - Pas deklaratës së presidentit të ri madrilen, Florentino Perez i cili pati bërë të ditur se ata ishin të interesuar për mesfushorin francez të Bajernit të Mynihut dhe se do të bisedonte në telefon me presidentin dhe drejtorin teknik të Bajerinit, Rumenigen dhe Uli Hënes, është pikërisht ky i fundit që i përgjigjet drejtpërdrejt Perezit nëpërmjet gazetës spanjolle “As”: “Perez dëshiron Riberi? Atëherë duhet të vijë në Mynih për të hyrë në bisedime me ne. Por le ta dijë se në çdo rast, realiteti është se ne nuk kemi ndërmend as të hymë në bisedime e as ta shesim Frank Riberin.”