Juventusi dhe Liverpuli, nxjerrin mesime pas deshtimit ne "Champions"
Pasuria sjell pasuri me shume, fuqia sjell edhe me shume fuqi, ndersa varferia mbjell varferi. Kjo dukuri po shoqeron edhe futbollin evropian, gjate viteve te fundit, me perjashtim te eliminimit te parakohshem te Juventusit dhe te Liverpulit. Ne Evrope, ekipet pretendente per te ecur me tej kane hedhur nga nje hap te sigurt, ne baze te shpenzimeve qe ata kane kryer, me shume marramendese, per te forcuar ekipet e tyre. Celsi, Mancester Junajtid, Barcelona, dhe Reali i Madridit shihen favorite per te fituar kompeticionin e "Champions" dhe jane kualifikuar pas raundit te pare te ndeshjeve ne grupet e tyre. Liverpuli ishte ekipi i vetem ne Premier Lige, nga pretendentet qe nuk veproi gjate merkatos se veres, por megjithate mbetet nje skuader me buxhet te madh dhe eliminimi i tyre nuk mund te justifikohet lehte nga drejtuesit. Te kuqte moren si fature largimin e parakohshem dhe stafi drejtues e sidomos pronaret e Liverpulit po ndeshen aktualisht me kritika te shumta ne Angli. Nje ekip tjeter i madh, i cili nje dite para ndeshjes me Bajernin e Mynihut, shihej si pretendent per te ecur me tej ne "Champions", Juventusi pas largimit para kohe, eshte gjetur nje arsye per te dhene shpjegimet e duhura. "Duhet ta gjejme fajin e deshtimit te vetja jone", - theksoi Alesando Del Piero, pas eliminimit nga "Champions". Juvja shpenzoi me shume se Bajerni gjate merkatos se veres, me objektiv per te konkurruar ne kompeticionin e "Champions". Edhe pse me nje buxhet me te larte dhe me yje, duke perfshire blerjet e veres, Filipe Melo dhe Diego, Juventusi nuk shkoi shume larg, ne kompeticionin e Liges se Kampioneve.