Eliminohet Flamurtari, tifoze kunder ekipit
Aranit Muraci
Dinamo, Tirana, Besa dhe Vllaznia jane kualifikuar ne raundin tjeter te Kupes se Shqiperise, por jo Flamurtari, fituesi i edicionit te fundit. Ekipi vlonjat eshte eliminuar nga Gramozi i Ersekes, qe kishte fituar ndeshjen e pare dhe barazoi dje ndaj Flamurtarit, duke siguruar nje bilete ne raundin tjeter te ketij kompeticioni. Fituesit e edicionit te fundit te Kupes se Shqiperise, jane eliminuar para kohe nga kupa dhe si te fundit ne klasifikim u ka mbetur vetem nje rruge deri ne mbyllje te edicionit, qe t'i shmangen renies ne Kategorine e Pare. Ndeshja e kupes qe u zhvillua ne Vlore, eshte shoqeruar me probleme te shumta gjate gjithe lojes. Tifozet vlonjate, te indinjuar me lojen qe po zhvillonte ekipi i tyre, i kane kerkuar sulmuesit te skuadres Devis Mema, qe te largohej nga fusha pasi nuk justifikonte fanellen e Flamurtarit. Ne nje situate te tille, sulmuesi ne pjesen e dyte eshte larguar duke hequr edhe fanellen, gjest qe nuk eshte pare asnjehere ne nje ekip te Superiores. Pas ketij momenti, kur i fyer lojtari eshte drejtuar drejt stolit, stafi drejtues i Flamurtarit ka nderhyre dhe i ka kerkuar Memes qe te rikthehej dhe te vazhdonte lojen. Nderkaq, edhe trajneri i miqve Agim Canaj, eshte larguar nga stoli i Gramozit, pas thirrjeve te shumta te tifozeve. Canaj eshte vlonjat me origjine dhe thirrjet e tifozeve kishin te benin pikerisht me kete fakt, se po drejtonte nje ekip tjeter kunder ekipit te Flamurtarit dhe Vlores. Probleme te tilla nuk jane hasur me pare te kjo skuader, cka sinjalizon se ne radhet e Flamurtarit situata nuk eshte fort e mire, gje qe eshte reflektuar gjithashtu nepermjet rezultateve qe ka shenuar kjo skuader deri tani. Nderkaq, probleme ka pasur edhe ne fusha te tjera. Ne Fier, Apolonia nuk ka arritur qe te kualifikohet me tej pas fitores 2-1 qe shenoi me Skenderbeun. Ndeshja ka pasur probleme te shumta. Gjyqtari kryesor ka nxjerre nga fusha e lojes tre lojtare me kartone te kuq pas kontestimeve dhe probleme, si dhe vonesave te shumta te miqve qe kerkonin te perfitonin ne kohe. Skenderbeu ishte i favorizuar me fitoren e ndeshjes se pare 1-0 ne Korce dhe eshte kualifikuar me tej. Edhe ne Peqin, Shkumbini u kualifikua, por nuk munguan kartonet dhe kontestimet gjate ndeshjes. Dinamo eshte kualifikuar ne nje ndeshje qe nuk i shpetoi tensionit. Besa, Vllaznia dhe Teuta kishin hedhur nga nje hap te sigurt, me rezultatet e ndeshjeve te para, ndaj edhe kane administruar gjithcka mire ne takimet e kthimit, duke u kualifikuar qetesisht ne raundin tjeter te Kupes se Shqiperise.
Incidenti
Ne ndeshjen mes Dinamos dhe Bylisit ka pasur tension deri ne fund, ballshiotet kerkuan qe te kualifikoheshin dhe debatet kane vijuar mes drejtuesve ku ndihmespresidenti i bluve, Avni Brace eshte konfrontuar me stafin drejtues te Bylisit.
Kupa e Shqiperise
Ndeshje e kthimit
Tirana - Lushnja 2-1
Dinamo - Bylis 3-0
Shkumbini - Kastrioti 1-0
Besa - Laci 1-1
Vllaznia - Kamza 2-2
Teuta - Partizani 2-0
Flamurtari - Gramozi 1-1
Apolonia - Skenderbeu 2-1