E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi kerkon te marre Shaqirin

Drejtuesit e skuadres se Juventusit kane shprehur interes per mesfushorin kosovar te Baselit Xherdan Shaqiri. Lajmi eshte bere i ditur te merkuren nga mediat italiane. Drejtuesit e Juventusit po ndjekin Shaqirin 18-vjecar qe po shkelqen si me fanellen e Baselit ashtu edhe me ate te perfaqesueses se Zvicres. Sipas mediave italiane Juventusi do te mundohet ti siguroje sherbimet e Shaqirit gjate merkatos se janarit por kjo sipas tyre do te jete e veshtire duke pasur parasysh konkurrencen e madhe nga skuadrat e tjera evropiane. Vete Shaqiri eshte shprehur se tani per tani i intereson vetem Baseli. Une kam per detyre te luaj ndersa per te tjerat merret menaxheri im - ka thene Shaqiri. Gjuetaret e talenteve te Juventusit do te ndjekin Shaqirin nga afer ne ndeshjet e Liges se Kampioneve gjate ketij edicioni ku skuadra e Baselit eshte ne te njejtin grup me Bayernin e Mynihut Romen dhe Clujin. Ndeshjen e pare te ketij kompeticioni Baseli e humbi pasi e mundi Cluji ne Rumani 21. Shaqiri ka kontrate me skuadren e Baselit deri ne qershorin e vitit 2014 ndersa kohet e fundit po kerkohet me ngulm nga skuadra si Liverpool Arsenal Borussia Dortmund Hamburg PSV Eindhoven Barcelona dhe Inter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›