Juventusi ne Poloni luan ne acar
Tashme fillon misioni me i veshtire per Juventusin e Xhixhi Del Nerit kalimi ne fazen tjeter te Liges se Europes. Bardhezinjte duhet ti fitojne me patjeter dy sfidat e ardhshme europiane kunder Leh Poznanit dhe Mancester Sitit nese duan te vazhdojne rrugetimin e tyre ne kompeticionin europian. Por te merkuren ne mbremje ne Poloni ata do kene edhe nje rival te ri acarin. Termometri do te zbrese ne -14 grade dhe parashikohet qe era te fryje me 51 km/h. Per pasoje sipas parashikimeve meteorologjike temperatura do te zbrese te pakten ne -33 grade. Kjo tregon se stafi i Zonjes se Vjeter jo rastesisht ka studiuar nje plan per ti bere balle te ftohtit te Poznanit.