E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta shperfytyron Skenderbeun kreu i mbetet Flamurtarit

Nje gol i Mirel otes dhe nje autogol spektakolar duhet thene i Stavrion Lakos i dhane mundesi bregdetareve qe tu qepen nga pas Tiranes dhe Vllaznise duke parakaluar ne renditje Lacin dhe Shkumbinin. Nga ana tjeter Skenderbeu humbi shansin e madh per te kapur ne krye te renditjes Flamurtarin por jo vetem kaq skuadra e drejtuar nga Shkelqim Muca zhvilloi nje nga takimet me te dobeta te ketyre 13 javeve kampionat. Nervozizem paqartesi si dhe nje mbrojtje per te ardhur keq tregoi limitet e nje skuadre qe me kot pretendon te konkurroje me pretendentet e tjere per titullin kampion.
Ndeshja - Nen nje atmosfere te pazakonte per Durresin qytet qe per hir te se vertetes nuk shquhet per tifoze ku Niko Dovana ishte i mbushur me shume se kurdohere gjate ketij sezonin por edhe me nje fushe ne kushte optimale dhe nen ndricimin e prozhektoreve startoi sfida e parafundit e javes se 13-te te Superiores. Vendasit kishin luksin te hidhnin ne fushe skuadren me te mire u mungonte vetem Rustem Hoxha ndersa miqte me nje formacion te arnuar per shkak te mungesave per kartone dhe demtimeve. Pa Vrapin dhe Fagun ne mbrojtje pa Shkembin Vishajn dhe Sozen ne mesfushe skuadra e Muces kishte humbur nje pjese te mire jo vetem te sigurise por edhe te fantazise. Keshtu Skenderbeu zbriti ne fushe me deshiren e madhe per te marre kryesimin e kampionatit nese fitonte por me lojtare qe te pakten deri diten e djeshme nuk kishin luajtur aq sa duhet per te njohur njeri-tjetrin.
Golat - Pas nje pjese te pare me raste sporadike ku me se shumti ishin vendasit ata qe provuan dorezat e Shehit fraksioni i dyte i lojes nisi menjehere me gol. ota ndodhet ne vendin e duhur dhe gjen edhe kohen e duhur per te cuar ne rrjete nje top te ardhur ne zone nga nje goditje standarde. Qe aty nisi nervozizmi korcar. Trajneri Shkelqim Muca largohet nga arbitri Jemini me karton te kuq per protesta ndersa si per tu shtuar dozen e erret korcareve u shkon kunder edhe nje vendim disi i dyshimte te pakten nga pamjet ne TV i anesorit Ergin Doda i cili anuloi nje gol te Jolic per pozicion jashte loje. Ketu nervat nuk mbajten me dhe arbitri Jemini nxjerr karton te kuq per Bicin per protesta te dhunshme ndaj anesorit. Skenderbeu mbetet me 10 lojtare dhe pa trajner ne pankine. Por smbaron me kaq. Nje cerek ore me vone Jolic meriton kartonin e dyte te verdhe per nje nderhyrje totalisht te pajustifikueshme dhe me te drejte del me karton te kuq jashte fushes. Korcaret mbeten me 9 lojtare dhe qe ketu fitorja e vendasve behet me e sigurt. Ne fakt akoma me te sigurt e beri mbrojtesi Lako i cili shenoi nje autogol ne porten e tij. 10 minutat e fundit Teuta nisi te tallej ne fushe aq sa dukej qartazi qe korcaret mezi prisnin vershellimen e fundit te Jeminit.

Teuta-Skenderbeu 2-0

Shenues ota 47 Lako 77 autg
Kartone te verdhe Lako Asllani Jolic 2/ ota Hoti
Karton i kuq Bici 55 Jolic 71
Gjyqtare Lorenc Jemini/ Ergin Doda dhe Emiliano Bicaku
Teuta Rizvani Stafa Sheta Nino A.Hoxha Tairi Xhemali 81 Tafili Kaloti 74 Frasheri Hoti Sefgjini 81 ota Pepa. Trajner Edi Martini
Skenderbeu Shehi Lako Bici Dragusha Markovic Aksentiev Topalli 80 Asllani Biskup Bratic Berkic Jolic. Trajner Shkelqim Muca.
Martini Ja pse fituam me Skenderbeun
Trajneri i Teutes Edi Martini ka vleresuar lojen e skuadres se tij duke sqaruar se edhe dy golat nuk ishin rastesi pasi ata kishin punuar shume gjate kesaj jave me goditjet standarde. Na ndihmoi fakti qe luajtem ne kupe ndaj Skenderbeut javen e kaluar ndaj pata mundesi qe ta studioja me mire kete skuader dhe te mund ta perballonim ne menyre me rezultative. Ekipi ka punuar shume gjate ketyre diteve sidomos me goditjet standarde nga te cilat erdhen edhe dy golat e kesaj ndeshje. Di te them qe me pelqeu pergjithesisht skuadra pasi funksionoi ne thuajse te gjitha repartet ashtu sikunder deshiroja ka pohuar Martini.

Superiore/ Java 13

Elbasani-Bylis 3-2
E.Dalipi 59 Sadiku 63 Radovic 92/ F.Xhafa 57 Bega 72
Tirana-Flamurtari 2-1
Pejic 24 Plaku 90/ D.Xhafaj 57
Shkumbini-Laci 2-1
Kuli 22 Gerbovic 83/ Mile 21
Vllaznia-Kastrioti 1-0
Vajushi 2
Teuta-Skenderbeu 2-0
ota 47 Lako 77 autg
Sot
Besa-Dinamo 1300

Renditja

Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 13 9 1 3 28
2. Skenderbeu 13 8 1 4 25
3. Dinamo 12 7 2 3 23
4. Tirana 13 6 3 4 21
5. Vllaznia 13 6 3 4 21
6. Teuta 13 5 3 5 18
7. Laci 13 5 2 6 17 8. Shkumbini 13 5 2 6 17
9. Kastrioti 13 3 5 5 14
10. Bylis 13 3 2 8 11
11. Elbasani 13 3 3 7 9
12. Besa 12 1 5 6 8
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›