E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi përballet me Bolonjën në “Olimpiko”

Torino - Juventusi do të presë sonte në stadiumin “Olimpiko” skuadrën e Bolonjës. Torinezët vijnë në këtë takim pas dështimit në Ligën e Kampioneve me skuadrën angleze të Çelsit. Objektivi i vetëm për skuadrën e Ranierit në këtë sezon mbetet kampionati italian.

Juventusi ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Interit. Ndërsa, për Bolonjën objektivi i vetëm për këtë sezon është shpëtimi për të mos rënë nga kategoria. Skuadra e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç ndodhet në vendin e 16-të me 26 pikë.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja skuadrave.

Juventus-Bologna (E shtunë, ora 20:30

Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic, Poulsen, Tiago, Giovinco; Del Piero, Iaquinta.
Në stol: Chimenti, Zebina, Ariaudo, Marchisio, Esposito, Immobile, Daud.
Trajner: Ranieri
Të padisponueshëm: Camoranesi, De Ceglie, Nedved, Sissoko, Zanetti, Andrade, Legrottaglie, Knezevic, Marchionni, Manninger, Amauri, Trezeguet.

Bologna (4-5-1): Antonioli; Zenoni, Terzi, Britos, Lanna; Valiani, Mudingayi, Volpi, Mingazzini, Bombardini; Di Vaio.
Në stol: Colombo, Castellini, Belleri, Mutarelli, Coelho, Adailton, Osvaldo.
Trajner:

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›