Premier Liga, Liverpul shkaterron 4-1 Man UTD

Dukej se e kishte te sigurte titullin e ketij sezoni skuadra e Ser Ferguson pas nje avantazhi prej 7 pikesh qe kishte nga ndjekesit, por Liverpuli i kthen ata me kembe ne toke.
Ne fillim nje nderhyrje e gabuar e Reines ndaj Park, gjyqtari akordon nje 11-metersh per Mancesterin qe shnderrohet ne gol nga Kristiano Ronaldo.
Por vetem pas 5 minutash dhe Fernando Torres barazon shifrat ne 1-1. Evra nderyn ne menyre te gabuar ndaj Stiven Xherard, i cili fiton nje penallti qe e shnderron vete ne gol duke i dhene avantazhin Liverpulit brenda pjeses se pare.
Ne te dyten, Vidic le skuadren me 10 lojtare pasi merr kartonin e dyte te verdhe, ndersa me goditjen e denimit, Aurelio ben gjithcka ne menyre perfekte duke e cuar topin aty ku nuk shkonte dot Van der Sar.
I gjendur ne inferioritet numerik, skuadra e djajve nuk perballon dot presionin e Liverpulit dhe ne fundin e takimit peson edhe golin e katert i cili u shenua nga italiani Dosena.
Pas kesaj fitoreje Liverpuli rifutet ne luften per kampionatin, pasi ka ngushtuar ne 4 pike diferencen me Mancesterin kryesues edhe pse keta te fundit kane nje ndeshje me pak.