E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi, shet për të blerë

Talenti kolumbian i Cagliarit, Ibarbo është vënë në shënjestrën e Juventusit.  Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri i Juventusit. Ai do ishte lojtari ideal për ti dhënë forcë, shpejtësi, dhe kreativitet në repartin e avancuar.

Tratativa nuk është e thjeshtë. Kjo për dy arsye. Së pari është kërkesa e lartë e presidentit të Cagliari-t, të cilët e vlerësojnë lojtarin 15 mln €. Së dyti  Juventusi nuk mund të bëjë një shpenzim të tillë pa hequr disa lojtarë. Të parët në listë janë: Matri dhe Qualiarella.

Juventusi po merr në shqyrtim ofertat nga Seria A dhe ato nga jashtë. Vetëm pasi të kenë përfunduar shitjet e këtyre lojtarëve, bardhezinjte do të kenë fonde të mjaftueshme per të mbyllur tratativën me Cagliarin./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›