Messi tregon edhe një herë klasin e tij

Barcelona nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në "Arena Gdansk" përballë Lechia Gdansk por katër herë fituesi i "Topit të Artë" Lionel Messi tregoi edhe një herë klasin e tij prej kampioni.
Përveç golit në minutën e 56, i cili vulosi edhe rezultatin final të ndeshjes miqësore, ylli argjentinas do të mbahet mend në këtë ndeshje edhe për driblimin e tij spektakolar në minutën e 20 të takimit.
Edhe pse kishte pak hapësirë për të vepruar, me mbrojtësin shumë pranë tij dhe disa centimetra larg flamurit të këndit, "Pleshti" nxorri nga repertori i tij një prej "perlave" të tij duke e nxjerrë bllof futbollistik polak.