K. Zgjedhor hedh shortin për shqyrtimin e ankimimit të PS-së

Kolegji Zgjedhor hedh shortin për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste, ku rezultoi që relatorja e kësaj çështje të jetë Dhurata Haveri. Kështu sipas të dhënave nga Kolegji Zgjedhor, bëhet e ditur se shqyrtimi i ankimimit të PS-së do të behet në datën 13 qershor, në orën 10.00.
Ndërkaq, trupi gjykues përbehet nga këta anëtarë: Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Neriban Mullai, Shashenka Jonuzi.
Në datën 3 qershor, Kolegji rrëzoi 2 ankimime te PS-së përsa i përket rezultatit per Tiranën. Sërisht kjo force politikë depozitoi ne Kolegjin Zgjedhor, një tjeter ankimim qe bazohet ne vendimin 711 të KQZ-së.
Ky vendim shpalli rezultatin final për Tiranën duke deklaruar kandidatin e djathtë Lulzim Bashën fitues me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.