E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: PS, s`duhet ti kundërvihet institucioneve, sepse nuk fitoi

“Opozita po gabon që po i kundërvihet institucioneve sepse nuk fitoi”. Ky ka qënë qëndrimi që ka mbajtur ditën e sotme kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë mbledhjes së kryesisë.
 

Duke vlerësuar të gjithë punën dhe përkushtimin e kësaj force, Meta theksoi se zgjedhjet e 8 majit, ishin ndër më cilësoret.

“LSI dha një kontribut për mbarëvajtjen e këtij procesi, i ciIi u vlerësua dhe nga partnerët si procesi më i drejtë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe këtu kane një meritë të gjithë që kontribuan dhe të gjithë qytetarët të cilët u sollën në mënyrën më të shkëlqyer si qytetarë europianë”.
 

Ndërsa si sfidë është përshpejtimi i procedurave integruese të vendit, kreu i LSI-së deklaroi se kjo parti do të rrisë frymën e bashkëpunimit.

“LSi ka qënë forcë politike luajale dhe atëherë kur është bërë një kod vetëm për të zhdukur atë. Ajo ka hyrë në mënyrë terësisht të pabarabartë dhe ka pranuar rregullat e lojës dhe asnjë forcë politike nuk janë të përkryer që të ngrejnë pretendime të tilla që janë alibi per rezultatin që dëshirojnë. Nuk mund të jetë Kolegji një institucion i mirë kur rrëzon Ruzhdijen dhe një institucion i korruptuar kur merr një vendim të drejtë në përputhje me kërkesën 2- vjeçare të PS-së. Nuk ka pasur proces më transparentë të numërimit të votave këtë herë, sidomos në kryeqytet. Është gabimi më i madh ti kundërvihesh institucioneve, se nuk të pëlqen rezultati” tha më tej Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›