KALIFORNI – Mijëra të evakuar, pas zjarreve të fuqishme

KALIFORNI, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Një zjarr i madh, i përhapur me shpejtësi në Kaliforninë veriore ka detyruar evakuimin e më shumë se 4 000 banorëve, ndërsa zjarrfikësit luftojnë me flakët e ndezura nga rrëmbimet e erës, thanë autoritetet.
I nxitur nga një valë dërrmuese të nxehti, i ashtuquajturi “zjarri i parkut”, zjarri më intensiv që ka goditur shtetin këtë verë, ka gllabëruar afro 97 000 hektarë që nga mbrëmja e së premtes.
“Ai është zgjeruar me shpejtësi dhe po përparon me 1 600 deri në 2 000 hektarë në orë”, tha oficeri i policisë, Billy See në një konferencë shtypi të premten në mbrëmje.
Për momentin, nuk është fare nën kontroll pavarësisht përpjekjeve të 1700 zjarrfikësve, sipas agjencisë shtetërore ”Cal Fire”.
”Kolona e madhe e tymit të zi që prodhon është aq e madhe sa ngjan me retë tipike të stuhive ultra të dhunshme në perëndimin amerikan”, vuri në dukje një fotoreporter.
”Zjarri shkatërroi gjithashtu 134 ndërtesa”, thanë autoritetet./ a.jor.