KANADA – Nis sot gara për të zëvendësuar kryeministrin Trudeau

OTAVË, 7 janar /ATSH-AFP/- Gara për të qenë pasardhësi i kryeministrit kanadez nisi sot, një ditë pasi Justin Trudeau dha dorëheqjen mes një lufte tregtare të afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një klime politike përçarëse në vend.
Udhëheqësi i ri i vendit ka të ngjarë të përballet me zgjedhje brenda javësh pas marrjes së detyrës nga Trudeau në mars.
Me Partinë Liberale në pushtet – e cila ka shfaqur rezultate të dobeta në sondazhe – kushdo që fiton garën e lidershipit mund ta gjejë veten në opozitë pasi të numërohen votat, të ngarkuar me rindërtimin e partisë.
Aleati i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk ka mbështetur rivalin e Trudeau, liderin konservator Pierre Poilievre për postin e kryeministrit. //a.i/