E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KANADA – Zëvendëskryeministrja Freeland jep dorëheqjen pas mosmarrëveshjes me Trump

OTAVA, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Zëvendëskryeministrja e Kanadasë, njëkohësisht edhe ministrja e Financave, Chrystia Freeland ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, disa ditë pas tensioneve mes Donald Trump dhe qeverisë së Otavës mbi tarifat e reja që presidenti i zgjedhur ka kërcënuar të vendosë mbi importet, sipas ”New York Times”.

“Vendi ynë përballet me një sfidë të rëndë sot”, shkroi Freeland, në një postim në X duke njoftuar dorëheqjen e saj.

Në këtë pikë rrezikohet edhe kryeministri Justin Trudeau.

“Gjatë javëve të fundit, ne e kemi gjetur veten në mosmarrëveshje për rrugën më të mirë përpara për Kanadanë”, shkroi Freeland në një fjalim drejtuar kryeministrit Trudeau.

”Si e trajtojmë kërcënimin me të cilin përballet vendi ynë aktualisht do të na përcaktojë për një brez dhe ndoshta më gjatë”, theksoi ajo më tej.

Për zëvendëskryeministren, vendimet e fundit të shpenzimeve të marra nga Trudeau – disa thonë se rrisin popullaritetin e tij dhe të partisë – duke përfshirë pushimin e taksës së shitjeve dhe dërgimin e çeqeve tek taksapaguesit, minojnë aftësinë ekonomike të Kanadasë për të trajtuar kërcënimin e tarifave të Trump.

Letra e Freeland është një kritikë e fortë ndaj politikave të kryeministrit dhe gjithashtu e para publike nga një anëtar i qeverisë së tij./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›