E Shtunë, 31 Tetor 2026

KANCERI i GJIRIT/ Vdes tezja e Angelina Jolie

aaaa1Vdes tezja e aktores Angelina Jolie, motra e nënës së saj.

Debbie Martin u largua nga jeta në moshën 61 vjec, pas një beteje të humbur me kancerin e gjirit. Ajo,vdiq në Palomar Medical Center, pranë San Diegos.

Burri i së ndjerës, Ron Martin i tha rrjetit televiziv britanik Sky News, se gruaja e tij kishte genin BRCA1, të njëjtë me aktoren Angelina Jolie.

Aktorja e njohur,Angelina Jolie dy javë më parë deklaroi për gjëndjen e saj shëndëtsore dhe si po e kalonte ajo këtë çast të vështirë në jetën e saj. Jolie,ka hequr gjinjtë për të parandaluar rrezikun e sëmundjes . Në një intervistë Jolie,shpjegoi se 87% e rrezikshmërisë ishte kanceri i gjirit dhe 50% të vezoreve,për shkak të një mutacioni gjenetik të trashëguar.

Vdekja e nënës si dhe e tezes së aktores ditët e fundit, të forcojnë bindjen se vendimi i Angelinës ka qenë i drejtë dhe se mundësia që ajo të prekej nga kanceri ka qenë vërtet shumë e madhe,thekson “Corriere Della Sera”  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›