KANË – Një Palmë e Artë edhe për qenin më të mirë të festivalit

KANE, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Qeni me emrin Kodi, protagonist i filmit të Laetitia Dosch “Le procès du chien”, për rubrikën ”Un Certain Regard”, ka fituar Palmën e Artë të qenit të festivalit.
Një vit më parë ishte kurorëzuar qenushja me emrin Messi, protagoniste e qenësishme e filmit “Anatomia di una caduta”.
Në filmin e Dosch, Kodi luan personazhin e Cosmosit, një qen agresiv që nxirret në gjyq dhe mbrohet nga një avokat i guximshëm.
Për aktorin-qen kjo duhet të jetë pasarela e fundit para daljes në pension të merituar nga shesh-xhirimet./ a.jor.