E Enjte, 5 Nëntor 2026

PRAGË – Presidenti Pavel lë spitalin, pas aksidentit me motoçikletë

PRAGË, 24 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti çek, Petr Pavel ka dalë nga regjimi spitalor, pas një aksidenti me motor dhe do të marrë trajtim të mëtejshëm në shtëpi.

Raportohet se 62-vjeçari u plagos kur u rrëzua teksa ngiste me shpejtësi të ulët në terren të ashpër motorin e tij.

Më pas, Pavel e kaloi natën nën vëzhgim në Spitalin Qendror Ushtarak në Pragë.

Nuk është dhënë asnjë informacion i detajuar për natyrën e lëndimit, por nuk besohet të jetë serioz.

Gazeta ”Blesk” raportoi se ”Pavel mund të ketë thyer një brinjë”.

Sipas zyrës presidenciale, orari i tij do të mbetet i pandryshuar në ditët në vijim, përfshirë një udhëtim të planifikuar në Jordani javën e ardhshme, ku presidenti do të takohet me Mbretin Abdullah II.

Pavel njihet si një i pasionuar i zjarrtë i motoçikletave./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›