KAOS – X të hënën promovohet në ZONE

Të hënën në mbrëmje, KAOS do të promovoj në klubin ZONE, albumin e tyrë të dytë KAOS – X.
Lum Berishaj, ka shpjeguar për Indeksonline, se në mesin e mysafirëve, do të jenë edhe Flori, 2Po2, anëtarët e P.I.N.T. Dhurata Dora, e shumë të tjerë.
Muajt e fundit kanë qenë shumë poduktiv për grupin ‘’KAOS”, të cilët kanë kaluar shumicën e kohës mes studiove të regjistrimit, sheshxhirimeve të videoklipeve dhe performimit në koncerte. Pas publikimit të këngës ‘’Ngoje zemrën tem”, që u vlerësua shumë nga publiku dhe bashkëpunimit me Elvanën në remiksin e këngës ‘’Fake”, me Flori Mumajesin në “Lule lule”, KAOS sjellin albumin e tyre të ri.
KAOS –X përmban 20 këngë, ku mes tjerash ka bashkëpunime edhe me reperët MC Kresha, Lyrical Son e 2PO2. Si këngë bonus në këtë album, do të jetë remiksi “Fake” në bashkëpunim me Elvana Xhaten./Indeksonline/