E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli e nderon Gerrardin me fitore

Liverpooli e ka nderuar kapitenin legjendar të skuadrës, Stiven Gerrard. Gjigandi anglez e ka fituar miqësoren ndaj skuadrës greke, Olympiacos me rezultat 2 me 0.

Kjo ndeshje u zhvillua pikërisht ndaj kësaj skuadre pasi që Gerrard kishte shënuar një nga golat më të bukur në karrierë ndaj Olympiacosit në edicionin 2004-2005.

Joe Allen dhe Henderson shënuan golat e vetëm për Liverpoolin. Për ta nderuar të madhin anglez, ishin në fushë edhe legjendarë si Fowler e Carragher. Në lojë u paraqit edhe Luis Suarez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›