E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KAS gjobit me 100 mijë lekë kryetarët e bashkive Kamzë dhe Vorë

Kryebashkiaku i Kamzës dhe i Vorës gjobiten me 100 mijë lekë. Komisioni i Akimimeve dhe Sanksioneve, pasi shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative, me pretendimin se kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin, në përfundim të shqyrtimit, vendosi të gjobisë të dy kryebashkiakët.

“KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 100 000 lekë për Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera”- thuhet në njoftimin e KAS.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›