KAS lejon ligjin e të dënuarve, rrëzohet Celibashi, Kuvendi mund të shqyrtojë draftin që lehtëson të burgosurit

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e kryekomisionerit Celibashi për projektligjin e trajtimit të të dënuarve, i cili më herët u ndalua për shqyrtim në Kuvend.
Ky projektligj që ka në fokus lehtësimin e kushteve të izolimit, duke kaluar nga një burg i zakonshëm në një të hapur, i mundëson të dënuarit të punojë gjatë ditës dhe në mbrëmje të tkhehet sërish në izolim.
Gjatë shqyrtimit në Komision, propozuesi i nismës, deputeti socialist Nasip Naço, sqaroi se dokumenti u dorëzua në Kuvend brenda afateve.
Ndërsa administrata e KQZ pretendoi se ky projektligj sjell përfitime të një kategorie të veçantë./vizionplus.tv