E Enjte, 5 Nëntor 2026

KAS merr vendimin, kutitë e Bashkisë Rrogozhinë do të hapen

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen dhe rinumërimin e kutive për Bashkinë Rrogozhinë.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi që kutia me votat e votuesve në burg të shpallej e pavlefshme, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga KAS, duke vendosur që të hapen të gjitha kutitë.

Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla, i cili fitoi me një diferencë prej vetëm 30 votash ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë.

Nga ana tjetër, numri i votave të pavlefshme, mbi të cilat ngrihen dhe pretendimi i opozitës për tjetërsim rezulatit ishte 276 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›