E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KAS rrëzon Celibashin: “Paketa e maleve” dhe skema e TVSH nuk shkelin rregullat e fushatës

Komisioni i ankimeve dhe sanksioneve ne KQZ rrëzoi Ilirjan Celibashin duke vendosur se paketa e maleve dhe ndryshimet e skemës së TVSH, nuk kanë ndikime elektorale në fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Dy projektiligjet e mazhorancës tashmë mund të diskutohen dhe miratohen në kuvend.

Paketa e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSH për bujqësinë nuk shkelin rregullat parazgjedhore.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve  i dha të drejtë Kuvendit, duke rrëzuar pretendimet e kryekomisionerit Celibashi se dy projektligjet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe tregtar. Sipas përfaqësuesve të kuvendit, paketa e maleve synon zhvillimin e zonave malore dhe nuk krijon përfitim të drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Ndërsa projektligji për TVSH e bujqësisë nuk përmban ulje taksash apo përfitime financiare me ndikim electoral. Me vendimin e komisionit të ankimimeve, dy projektligjeve i hapën rrugë për diskutim dhe miratim në seancë plenare.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›