E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ U sekuestruan qindra bimë kanabisi, brenda dy ambienteve ku kultivohej drogë në Vlorë

Publikohen pamjet nga brenda dy ambienteve të zbuluara në një ndërtesë tre katëshe në Vlorë, ku kultivoheshin bimë narkotike. Në pranga ra 24 vjeçari Arjanit Lekgegaj, i cili kujdesej për bimët dhe siguronte kushtet për mirëmbajtjen ndërsa në kërkim shpalli një tjetër që kishte marrë ambientin me qira.

Gjatë kontrollit brenda këtyre ambienteve, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm.

Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›