E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KAS rrëzon ankimin e PD, lë në fuqi ndarjen e KQZ për anëtarët e KZAZ

KAS ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për anëtarët e KZAZ-së për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kukësit.

Partia Demokratike kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ për ndarjen e anëtarëve të  KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës. PD zyrtare do të ketë 1 anëtar në KZAZ-së, Partia e Lirisë si partia më e madhe opozitare do të ketë 2 ndërsa Partia Socialiste 3 anëtarë.

Më 24 shtator, qytetarët e Kukësit do të zgjedhin kreun e ri të Bashkisë, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›