E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Toto Cutugnos/ Rama: Italian i vërtetë, këngët e tua jetojnë në zemrat e shumë shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i prekur pas lajmit të kobshëm për vdekjen e kantautorit italian, Toto Cutugno. Rama shkruan se këngët e kantautorit të mirënjohur italian do të mbeten në zemrat e shqiptarëve.

“Ishe nje Italian i madh, i vertet, duhej te takoheshim kete vere ne Vlore, por Zoti vendosi te te le te prehesh ne paqe, ndersa me ne kenget e tua mbeten te regjistruara pergjithmone ne zemrat e shume shqiptareve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte privilegj të jetoja njëkohësisht me një legjendë si ti’, shkruan ai.

Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, dha frymën e fundit në Spitalin San Raffaele të Milanos.  I lindur në Toskanë nga një baba sicilian, Cutugno fitoi gjithashtu në vitin 1990 Eurovision Song Contest me këngën “Insieme: 1992”. Ai fitoi dy herë Festivalin e Këngës në Sanremo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›