KD:4 ndeshje pa spektatorë për Gramozin, fitore për Skënderbeun
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë vendimin për ndeshjen Gramozi-Skënderbeu të zhvilluar ditën e shtunë. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 75 nga gjyqtari Taullau dhe vëzhguesi i Federtarës , Besnik çela si pasojë e hedhjes së sendeve të forta dhe gurëve në fushë nga tifozët. Kjo ndjeshje ka qenë e vlefshme për javën e 25 të Superligës.
"KF Gramozi si pasojë e hedhjes së sendeve dhe mjeteve të tjera të forta në fushë që ka dëmtuar fizikisht arbitrin deri në atë masë sa e bën të pamundur vazhdimin e gjykimit të ndeshjes në bazë të neneve 4,9,19 e 24/19 të KDS, KF Gramozi dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë si dhe e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0, në favor të KF Skënderbeut", thuhet në vendim.