E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revansh

Bayern Munchen shënoi fitore ndaj Manchester United në sekondat e fundit të takimit me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kështu iu revanshuan anglezëve për finalen e vitit 1999.

Manchester United ka kaluar i pari në avantazh prej 0:1 në minutën e 2-të të këtij ballafaqimi ndaj gjermanëve me golin që e shënoi sulmuesi në top-formë, Wayne Rooney. Anglezët pas këtij goli i patën edhe disa raste tjera në pjesën e parë si ai i minutës së 22-të, kur Nani qëlloi shtyllën e lartë të portës në tentim për të harkuar dhe ai i Rooneyt i minutës së 39-të kur gjuajtjen e tij e priti portieri Butt.

Por, gjatë kësaj pjesë-loje bavarezët patën dominim të dukshëm në posedim të topit, duke i krijuar disa raste të mira shënimi, ani pse Bayerni në këtë takim luajti pa dy lojtarë kyç - Arjen Robben dhe Bastian Schweinsteiger. Gjermanët kanë mundur ta barazojnë rezultatin në 1:1 në minutën 23-të nëpërmjet Altintopit, i cili u tregua i ngathët. Rast të mirë për vendasit pati edhe Oliç në minutën e 28-të të takimit, por dështoi të shënon.

Ndërsa, edhe pjesën e dytë Bayerni e filloi furishëm, në të cilën pjesë-lojë gjermanët të udhëhequr nga ylli i futbollit evropian, Franck Ribery, dominuan plotësisht, duke krijuar raste të shumta shënimi. Pikërisht Ribery ishte ai që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 77-të kur realizoi gol nga gjuajtja e lirë, pasi topi u devijua nga barrikada angleze.

Pas këtij goli, gjermanët nuk u dorëzuan deri në fund duke sulmuar për ta shënuar edhe golin e fitores. Këtë objektiv Bayerni e arriti në sekondat e fundit të lojës shtesë, kur kroati Oliç shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve anglez, me ç’rast shënoi gol për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij me rezultat 2:1.

Megjithatë, ndeshja e kthimit do të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndonëse tani për tani Bayern është më afër të kualifikohet.

Kurse, në ndeshjen tjetër çerekfinale, përballja e dy skuadrave franceze, Lyonit e Bordeaux ka përfunduar me rezultat 3:1 për vendasit, me të cilën fitore Lyon me një këmbë veç ka kaluar në gjysmëfinale.

Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 10-të me golin që e ka shënuar Lopez. Bordeaux i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 14-të me golin që e realizoi Chamakh. Lyon kaloi sërish në epërsi prej 2:1 me golin që e shënoi Bastos në minutën e 32-të. Kurse, rezultatin përfundimtar të k%tij takimi në 3:1 për Lyonin e vuri Lopez në minutën e 77-të nga penaltia.

Liga e Kampionëve
Ndeshjet e para çerekfinale
Bayern Munich – Manchester United 2:1
Lyon – Bordeaux 3:1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›