E Shtunë, 31 Tetor 2026

KDI: Partitë kanë lënë në udhëkryq reformën zgjedhore

Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar partitë politike se kanë lënë në udhëkryq reformën zgjedhore. Ismet Kryeziu nga ky institut ka thënë se takimet e liderëve jashtë institucioneve me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar lidhur me këtë çështje tregon krizën e spektrit politik kosovar dhe paaftësinë e tyre për të arritur pajtueshmëri për vendime politike.

Sipas Kryeziut, nëse nuk kemi një reformë të mirëfilltë dhe të përfunduar me kohë, vendi ynë nuk do të mund të garantojë proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të barabartë, transmeton KTV. Ndërsa, sipas KDI-së, krejt kjo ngecje e punës në reformën zgjedhore po u konvenon shefave të partive politike, të cilët po shikojnë ta rregullojnë strukturën e partive të tyre. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›