E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Raport vleresues per statusin e Shqiperise si vend kandidat

Ambasadorja gjermane ne Tirane Karola Mller Holtkemper duke shprehur opinionin e saj per programin shqip te DW mendon se BE nuk do te beje leshime ne plotesimin e kushteve per progress ne procesin e anetaresimit te vendeve te reja. Kurse deputeti i CDU ne Bundestagun gjerman Roderich Kieseweter thote se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per te arritur standartete kerkuara nga BE.

Raporti i Komisionit Evropian i kerkuar nga Keshilli Evropian per vleresim te ecurise demokratike te Shqiperise qe do te publikohet ne fillim te javes se ardhshme nuk pritet te kete surpriza. Mesazhet e BE jane te qarta kriza politike e pazgjidhur mosfunksionimi i Parlamentit demtojne procesin e integrimit europian te Shqiperise.

Ambasadorja gjermane ne Tirane Karola Mller Holtkemper thote se kriza politike e cila po zgjat qe pas zgjedhjeve parlametare te qershorit 2009 ka te beje me nje nga kriteret e BE qe Shqiperia duhet te zbatoje kriterin politik.

Ka kritere te percaktuara shume qarte te cilat jane demokracia funksionale reformimi i sistemi gjyqesor qeverisja e mire lufta kunder krimit dhe korrupsionit. Opinioni i Keshillit Europian per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat do te varet nga vleresimi qe do ti beje Shqiperise Komisioni Europian ne raportin e tij. Por nje gje e shprehur e qarte gjate vizites se Ministrit te Jashtem gjerman Guido Westerwelle ne Ballkanin Perendimor do te ndodhe BE do te kembengule ne plotesimin e kushteve qe ka vendosur per anetaresimin e vendeve te reja dhe nuk do te beje leshime lidhur me plotesimin e tyre. thekson ambasadorja gjermane ne Tirane Karola Mller Holtkemper

Arritje dhe mangesi ne ecurine demokratike te Shqiperise.

Por krahas paralajmerimeve te tilla per rigorozitet ne plotesimin e kritereve dhe thirrjeve per te zgjidhur krizen politike aktuale politikane drejtuese te BE kane pershendetur progresin e Shqiperise. Keshtu Presidenti i BE Herman Van Rompuy gjate vizites se tij ne Tirane vuri ne dukje arritjet e Shqiperise ne kryerjen e reformave. Roderich Kieseweter deputet gjerman i CDU-se kryetar i delegacionit te Bundestagut gjerman per Shqiperine thote se krahas progresit ka fusha ku lypset te behet me shume.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Roderich Kiesewetter

Shqiperia ka bere nje perparim te jashtezakonshem brenda 20 viteve te fundit. Por nga ana tjeter ka fusha ku duhet te kete zhvillim si pavaresia e pushteteve zbatimi i ligjit. Nderkohe eshte kriza politike mosfunksionimi i Parlamentit mangesi keto qe duhet te kapercehet nga vete Shqiperia ndofta me ndihmen e Komisionit te Venecias por inisiativa dhe vullneti duhet te vije nga vete politikanet e Shqiperise kjo eshte shume e rendesishme. Shpresoj per politikane te pergjegjshem ne nje mjedis te pergjegjshem. thekson deputeti Roderich Kiesewetter.

Zgjerimi i BE- ne rradhe te pare cilesi plotesim standartesh.

Deputeti gjerman i CDU-se tregon se cfare eshte e rendesishme qe nje vend te avancoje ne procesin e integrimit ne rastin konkret te Shqiperise te meritoje statusin e vendit kandidat.

Bashkimi Europian eshte shume i kujdesshem lidhurr me zgjerimin e tij.Per te ka rendesi ne rradhe te pare cilesia dhe jo sasia. Nuk eshte i rendesishem nje BE me nje numer te madh vendesh anetare. Te rendesishme jane vlerat demokratike qe ndajne se bashku vendet anetare. Prandaj duhen standartet. Por ne nje perspektive afatgjate Shqiperia do te jete anetare e BE pasi ajo eshte ne rrugen e duhur per te arritur standartet thote Roderich Kieseweter.

Autor Ani Ruci
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›