Kukan Thirrje politikaneve te Tiranes te zgjidhin krizen permes dialogut

Mesazhi i europarlamentarit Eduard Kukan drejtuar politikaneve drejtues te Tiranes erdhi pas takimeve qe delegacioni i Parlamentit Evropian zhvilloi me kryeministrin Berisha liderin e opozites Edi Rama dhe perfundimit te dites se pare takimit te Komitetit te perbashket parlamentar te Stabilizim- Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.
Draft axhenda qe kemi perpara tregon se stabiliteti i vendit dhe zbvatimi i ligjeve jane kushtet kryesore per integrimin europian te Shqiperise. Parlamenti Europian eshte i shqetesuar per situaten qe prej qershorit te kaluar tw pazgjidhur politike Ajo qe presim nga forcat politike te Tiranes eshte ta zgjidhin vete ngercin politik. Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Europian vetem rekomandojne dhe nuk mund ta zgjidhin kete krize. Zgjidhja duhet te vije nga vete forcat politike permes dialogut politik ne menyre qe procesi i integrimit te mos demtohet qe te plotesohen kriteret politike te procesit te anetaresimit ne BE. - tha europarlamentari Eduard Kukan.
Ai vuri ne dukje se situata aktuale politike do te kete pasoja ne vleresimin e Komisionit Europian lidhur me aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.
Intregrimi europian Shqiperise eshte ne tryeze tha Eduard Kukan por i duhet dhene fund krizes politike pasi koha ecen dhe ajo mund te punoje kunder integrimit te Shqiperise ne BE.
Autor Ani Ruci
Redaktor Pandeli Pani