KE: Shkupi e Athina te ruajne raportet

Komisioni Evropian i ka bere thirrje Maqedonise dhe Greqise qe te mbajne marredhenie te mira miqesore. Qendrimi i KE vjen pas vendimit te Shkupit zyrtar, qe coi Athinen ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.
“U njohem me vendimin e Maqedonise qe te filloje nje proces gjyqesor kunder Greqise ne Hage. Ne Komisionin Evropian presim qe dy vendet te mbajne marredhenie te mira fqinjesore dhe qe ceshtja e emrit te zgjidhet sa me shpejt”, ka deklaruar zedhenesja e KE, Kristina Negi.
Ajo ka shtuar se se organizmi evropian eshte njohur edhe me qendrimin dhe gatishmerine e Greqise per t’u perballur me procesin qe do zhvillohet ne Hage.