Kurti: Protesta, kunder ndarjes se Kosoves

“Demonstrata e neserme do te jete kunder ndarjes se Kosoves. Ne do te protestojme kunder ketyre 6 pikave te Ban Ki-Moon qe mundesojne ndarjen e Kosoves dhe na kthejne ne situaten perpara shpalljes se pavaresise”, eshte shprehur Kurti, ne nje lidhje te drejtperdrejt telefonike me emisionin “Top Show”, ne Top Channel.
Ai tha se protesta e levizjes se tij, eshte edhe me e fuqishme se kundershtimi qe ka bere politika kosovare ndaj ketij plani.
“Kundershtimi yne eshte shume me i fuqishem dhe nuk eshte nje kundershtim i bute si i politikaneve tane. Kundershtimi yne ka edhe nje strategji per te marre ne dore kontrollin e Kosoves”, tha Kurti.
Ai theksoi se nuk ka ndryshuar qendrim ne lidhje me vendosjen e misionit EULEX. “Nje ne parrullat e neserme do te jete Kosova ne BE dhe jo Kosove nen BE”, pohoi Kurti.
“Ne nuk jemi kunder bashkesise nderkombetare, por jemi kunder EULEX-it qe do te kete nje fuqi ekzekutive. Ne kemi nevoje per partneritet me nderkombetaret dhe jo survejim nga ata”, shtoi ai.
Nderkohe kreu i Institutit te Studimeve te Avancuara, ne Prishtine, Shpend Ahmeti tha se duhet t’i jepet fund eksperimenteve me Kosoven.
“Duan te bejne nje eksperiment te ri me Kosoven. Pyetja qe ne kemi eshte se kur mbaron kjo situate e perkohshme per Kosoven”, tha Ahmeti. “Protesta e neserme eshte pro zhvillimit te Kosoves”, shtoi ai.