E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, Shqipërisë: Përmirësoni kodin zgjedhor

Të enjten u bë publike draft-rezoluta e Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Ajo numëron mangësitë që shteti shqiptar duhet përmirësuar, nëse mendon t’i afrohet Unionit.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës debatoi dhe votoi të enjten një draft-rezolutë për situatën politike në Ballkan, që u hartua nga raportuesi i Komisionit për Çështje Politike, suedezi Bjorn von Sydoe.

Diku nga mesdita, teksti i kësaj draft-rezolute u bë publik.

Në pjesën e draft-rezolutës që ka të bëjë me Shqipërinë, Këshilli i Evropës deklaron se politika shqiptare duhet të heqë dorë nga paralelizmi i aktual i miratimit të ligjeve dhe të përmirësojë kodin e saj zgjedhore deri në vitin 2013. Në draft-rezolutë mirëpritet përfundimi i zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, por edhe jepen edhe rezultatet për secilën prej partive respektive. Në draft rezolutë si fitues i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, cilësohet demokrati Lulzim Basha.

Ndërkaq, lidhur me situatën e pas zgjedhjeve Këshilli i Evropës e vlerëson vendimin e opozitës për të hequr dorë nga bojkotimi i jetës parlamentare në vend, ndërkohë që e mirëpritet edhe një marrëveshje të mundshme për reformën zgjedhore në Shqipëri.

"Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur kohëve të fundit ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që ndërlidhet procedimin e reformës zgjedhore, me qëllim të adresimit të mangësive të hasura në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Një reformë e tillë duhet të synojë rritjen e mundësive për hyrjen e partive të vogla në parlament. Kjo rritje do të ndalonte bipolarizimin e politikës shqiptare gjatë dekadave të fundit, e cila gjë ka frustruar shumë popullin shqiptar. Po aq e rëndësishme është edhe dhënia fund e praktikës së negociatave të gjata dhe ndryshimi i kodit zgjedhor në prag të secilit proces zgjedhor", thuhet, mes tjerash, në draft – rezolutën e Këshillit të Evropës.

Ky qëndrim, në fakt, është prezantuar nga raportuesi suedez, Bjorn von Sydoe, i cili në Këshillin e Evropës aktualisht është pjesë e grupit parlamentar socialist.

"Unë e kuptoj se bashkëraportuesit e Komisionit të Monitorimit e kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2011, për të vlerësuar progresin e bërë në spektrin e plotë të detyrimeve dhe angazhimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme që politika të mos vazhdojë të paralizojë procesin legjislativ dhe miratimin e reformave aq të nevojshme për vendin, përfshirë këtu edhe negociatat e filluara me Bashkimin Evropian për pranimin e saj në Union", theksohet deklarata e tij në draft-rezolutën e Këshillit të Evropës, i cili u publikua të enjten në mesditë në web-faqen zyrtare të Këshillit. Në këtë draft-rezolutë, veç tjerash, propozohet edhe që situata në Shqipëri, por edhe në Bosnje e Hercegovinë, të vazhdojë të monitorohet "nga afër".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›