Zhduken disa qindra vagonë

Nga binarët e hekurudhës shtetërore bullgare janë zhdukur 608 vagonë, deklaroi të enjten drejtori ekzekutiv i këtij holdingu, a Jordаn Nedev.
Në numërimin e vagonëve, krahas përfaqësuesve të holdingut hekurudhor bullgar, u përfshi edhe policia bullgare e trafikut, e cila i kontrolloi edhe keqpërdorimet në hekurudhë gjatë periudhës qershor-korrik të këtij viti, njoftoi radioja kombëtare bullgare.
Kryetari i sindikatës “Podkrepа”, Konstаntin Trencev, pak ditë më parë e luti kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, të që kontrollojë se “si u zhdukën 1,200 vagonë nga hekurudha e vendit”.
Edhe ministri bullgar i Transportit, Ivаjlo Moskovski, deklaroi se gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit në vend janë zhdukur më shumë se 1,000 vagonë.
Megjithatë, ai refuzoi të shpaloste detaje të tjera, edhe pse theksoi se për këtë gjë do ta njoftojë edhe Prokurorinë.