KE: Studimi i MSA për Kosovën, negociata për Maqedoninë

Stefan Fyle
Komisioni Europian ka rekomanduar dje miratimin e studimit të fizibilitetit për MSA-në me Kosovën. Gjithashtu, Brukseli nxit vendet e rajonit të bëjnë progres drejt anëtarësimit, ndërkohë që për të katërtin vit me radhë komunikohet hapja e negociatave me Maqedoninë.
Kroacia
Kroacia vazhdon të bëjë përparim në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Europian dhe tani është duke përfunduar shtrirjen e saj me acquis. Por raporti i sotëm i monitorimit gjithashtu qartazi identifikon dhjetë detyrat që Kroacia ka për të ofruar para anëtarësimit.
Mali i Zi
Hapja e negociatave për anëtarësim me Malin e Zi në qershor ka pasqyruar progresin e mëtejshëm të tij në reformat kyçe. Është e rekomandueshme përfshirja e përfaqësuesve të shoqërisë civile në ekipet negociatore të pranimit.
Maqedonia
Komisioni rekomandon për të katërtën herë që negociatat e anëtarësimit të hapen me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne duhet të tregojmë se perspektiva europiane për vendin është e vërtetë.
Serbia
Ne inkurajojmë Serbinë që të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive në bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira me vendet fqinje. Duhet të ketë një përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të dyja ato të vazhdojnë në shtigjet e tyre përkatëse drejt Bashkimit Europian.
Kosova
Si pjesë e paketës së sotme të zgjerimit, Komisioni ka miratuar një komunikatë mbi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Ky studim konfirmon se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mund të lidhet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës në një situatë ku shtetet anëtare të Bashkimit Europian mbajnë pikëpamje të ndryshme mbi statusin.
Bosnjë-Hercegovina
Për fat të keq, Bosnja dhe Hercegovina kanë bërë progres të kufizuar drejt përmbushjes së kritereve politike dhe arritjen e strukturave më funksionale, të koordinuar dhe të qëndrueshme institucionale.
Turqia
Ne besojmë se është e rëndësishme që puna të vazhdojë në kapitujt negociues, të ndërprerë në vitet e fundit për shkak të mungesës së konsensusit mes shteteve anëtare. Ne mirëpresim përkushtimin e qeverisë turke për të paraqitur shpejt paketën e katërt të reformës gjyqësore.