KE alarm per mbetje te rrezikshme ne Shqiperi

E enjte 01 Dhetor 2011 1703
MBETJET NE SHQIPERIKomisioni Evropian konfirmon friken e ambientalisteve shqiptare se bashke me mbetjet qe lejohen te importohen ne Shqiperi do te hyjne edhe mbetje te ndaluara. Zedhenesi i Komisionit Evropian per Mjedisin Joe Hennon ne nje interviste per Deutsche Welle duke iu referuar ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve miratuar pak kohe me pare ne parlamentin shqiptar thote se nese kontrollet dhe inspektimet nuk behen ne menyren e duhur ekziston mundesia qe ne Shqiperi te hyjne ngarkesa te paligjshme. Kontrollet dhe inspektimet duhet te behen ne menyren e duhur.
Nese kjo nuk ndodh ekziston mundesia qe ne Shqiperi te hyjne ngarkesa te paligjshme deklaron Hennon. Sipas tij vete vendet anetare te Bashkimit Evropian kane probleme me inspektimin e ngarkesave me mbetje. Inspektimet ne porte rruge dhe kompani kane treguar se 20 e mbetjeve qe gjenden ne Bashkimin Evropian nuk jane ne perputhje me ligjin e Bashkimit Evropian per mbetjet. Ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve ka qene ne qender te debateve qe nga momenti i propozimit te tij deri tek miratimi ne parlament vetem me votat e mazhorances per dy here me radhe pasi heren e pare ligji u kthye nga Presidenti Bamir Topi. Shtetet anetare te Bashkimit Evropian ne pergjithesi i trajtojne mbetjet e tyre brenda territorit por nje pjese jane te detyruar te eksportojne pjesen me te madhe te tyre. Sipas statistikave te vitit 2009 eksportuesit me te medhenj te mbetjeve te rrezikshme jane Holanda Italia Franca dhe Belgjika nderkohe qe sipas Hennon nuk ka statistika per ngarkesat me mbetje te parrezikshme.
Shiko kroniken video